UBT News

Infermierët paralajmërojnë protestë për Ligjin e Pagave

Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka paralajmëruar se është duke e organizuar një protestë të cilën pritet ta mbajnë më 1 mars, para objektit të Qeverisë.

Kjo protestë do të organizohet bashkë me Odën e Infermierëve të Kosovës, Shoqatën e Infermierëve të Urologjisë së Kosovës, Shoqatën e Instrumentareve të Kosovës dhe Shoqatën e Infermierëve të Psikiatrisë së Kosovës.

Sipas sindikatës së Infermierëve të Kosovës, protesta është organizuar për të kundërshtuar rangimin sa i përket koeficientëve në Ligjin e Pagave./UBTNews/

Exit mobile version