Infektologu kosovar, Izet Sadiku, pas rritjes së rasteve me COVID-19 ka thënë se situata është alarmante. Ai ka kërkuar nga qytetarët të mobilizohen në përballje me COVID-19.
“Rritja e numrit të rasteve me COVID19 po e bënë situatën alarmante edhe në Kosovë, prandaj është koha që të mobilizohemi të gjtihë për përballje me COVID19”, shkroi Sadiku në Facebook.
Në Kosovë sot janë raportuar nëntë raste të vdekjes me COVID-19, 546 raste të reja dhe 107 të shëruar./UBTNews