UBT News

Në Obiliq dhe Kllokot infektohen disa zyrtarë me COVID-19

Disa zyrtarë të Qendrës për Pajisje me Dokumente në Obiliq dhe Kllokot kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Lajmin e ka konfirmuar Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme, teksa u bë e ditur se aktualisht kjo qendër do të punojë vetëm për tërheqje të dokumenteve që janë të gatshme.

“Për shkak të rrezikut nga përhapja e COVID-19, është marrë vendim që Qendra për Pajisje me Dokumente në Obiliq, të kufizojë ofrimin e shërbimeve me palë duke ofruar vetëm shërbime esenciale. Aktualisht deri në njoftim tjetër kjo qendër do të punojë vetëm për tërheqje të dokumenteve që janë të gatshme”, thuhet në njoftimin për media.

Ndërsa për të gjitha aplikimet për dokumente, kërkohet nga qytetarët t’i drejtohen qendrave tjera me të afërta. Po ashtu për shkak të rrezikut nga përhapja e COVID-19, është marrë vendim që Qendra për Pajisje me Dokumente në Kllokot, të kufizoj ofrimin e shërbimeve me palë duke ofruar vetëm shërbime esenciale./UBTNews

Exit mobile version