Industria e anijeve në Britaninë e Madhe po i bën thirrje sektorit ndërkombëtar që të ndjekë një objektiv neto zero të emetimeve të karbonit deri në vitin 2050.
Rregulloret ndërkombëtare kërkojnë që industria globale detare të zvogëlojë emetimet e saj me 50% nga nivelet e vitit 2008.
Shefi ekzekutiv i saj, Bob Sanguinetti, tha se ”ne duam të jemi në krye të agjendës së gjelbër dhe tani është koha për të bërë thirrje për veprime radikale”.
“Qëllimi i reduktimit të emetimeve nga transporti me 50% nuk është i mjaftueshëm. Ne duhet t’i tregojmë botës se e kuptojmë këtë dhe është e domosdoshme që të arrihet një objektiv i karbonit zero deri në vitin 2050”, shtoi ai.
“Industria e transportit detar është një nga mënyrat më të pastra për të lëvizur mallra në të gjithë botën, por ne e dimë se duhet të bëjmë më shumë për të zvogëluar emetimet tona”, theksuan autoritetet detare.