UBT News

Indonezia po heton Google mbi sistemin e pagesave

Indonezia ka nisur një hetim anti-trust ndaj Google mbi këmbënguljen e kompanisë të përdoret sistemi i saj i pagesave për blerjet nga aplikacioni, thanë autoritetet, duke e akuzuar atë për praktika të padrejta biznesi.

Google ka qenë nën shqyrtim ligjor në një numër vendesh lidhur me përcaktimin e tij që sistemi i tij i faturimit të përdoret nga të gjithë blerësit në Google Play.

Autoritetet në Xhakartë thanë në një deklaratë se dyshonin se “Google ka abuzuar me pozitën e saj dominuese duke imponuar shitje të kushtëzuara dhe praktika diskriminuese në shpërndarjen e aplikacioneve dixhitale në Indonezi”.

Google Play është platforma më e madhe e shpërndarjes së aplikacioneve në Indonezi, një vend me rreth 270 milionë banorë.

Google Indonesia tha të premten se do të punonte me autoritetet indoneziane “për të demonstruar se si Google Play mbështet zhvilluesit”.

Google Indonesia shtoi se që nga fillimi i këtij muaji, ka nisur një sistem pilot faturimi, duke lejuar një sistem pagesash alternative krahas atij të përdorur në Google Play./UBTNews/

Exit mobile version