Indonezia ka filluar testimin e një vaksine për COVID-19 te njerëzit pasi mori dritën jeshile nga rregullatori, meqë vendi përballet me një valë në rritje të rasteve.
Testimi u shtye disa herë qysh nga fillimi i vitit 2020, por autoritetet shëndetësore shpresojnë që kjo vaksinë do të autorizohet për përdorim nga mesi i vitit 2022 nëse provat janë të suksesshme.
Ministri i Shëndetësisë, Budi Gunadi Sadikin thotë se vaksina do t’iu dhurohet edhe kombeve tjera si dozë përforcuese apo si vaksinë për fëmijët e moshës 3-6 vjeç.
Faza e parë dhe e dytë e provave klinike do të përfshijnë përkatësisht 90 dhe 405 vullnetarë të rritur./UBTNews