Sulmet izraelite në Spitalin Indonezian tani janë dënuar nga Ministri i Jashtëm i Indonezisë, Retno Marsudi, i cili tha se ishte një “shkelje e qartë e ligjeve ndërkombëtare humanitare”.
“Të gjitha vendet, veçanërisht ato që kanë marrëdhënie të ngushta me Izraelin, duhet të përdorin të gjithë ndikimin dhe aftësitë e tyre për të nxitur Izraelin të ndalojë mizoritë e tij”, shtoi Retno.
Të paktën 12 persona janë vrarë në sulmet dhe tanket izraelite kanë rrethuar spitalin./UBTNews/