UBT News

Indonezia bën thirrje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Indonezia bëri thirrje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë në takimin e Ministrave të Jashtëm të G20-ës në Bali.

“Është përgjegjësi e jona t’i dhëmë fund luftës më shpejtë dhe t’i zgjidhim mosmarrëveshjet tona në tryezën e bisedimeve, jo në fushën e betejës”, tha Ministrja e Jashtme e Indonezisë, Retno Marsudi.

Marsudi shtoi se është e rëndësishme për nikoqirin e G20-ës të krijojë një atmosferë që është e rehatshme për këdo.

“Kjo është hera e parë, që nga 24 shkurti, që të gjithë lojtarët kryesorë janë ulur në të njëjtën dhomë”, tha ajo, duke iu referuar fillimit të pushtimit rus të Ukrainës./UBTNews/

Exit mobile version