Të paktën 15 njerëz u vranë dhe dhjetëra dyshohet të jenë zhdukur pasi shirat e rrëmbyeshëm dhe rrëshqitjet e dheut goditën një nga ishujt më të largët të Indonezisë në kufi me Detin e Kinës Jugore, thanë zyrtarët sot.
Lokacioni i fshatit ku ndodhi rrëshqitja e dheut në rajonin Natuna të provincës Riau, e kombinuar me motin e keq dhe linjat e komunikimit të rrëzuara, ndërlikuan përpjekjet e shpëtimit, sipas zyrtarëve.
Një ekip kërkim-shpëtimi prej 60 personash u nis për në zonën e goditur pasdite, tha zëdhënësi i BNPB, Abdul Muhari.
Muhari parashikoi se qasja në ishullin e largët do të ishte e vështirë.
“Normalisht duhen pesë orë me varkë të shpejtë”, tha ai rreth mbërritjes së ekipës, duke shtuar se nesër do të vihet në dispozicion një helikopter./UBTNews/