Shumë protestues të zemëruar u mblodhën në Delhi të martën për të kërkuar drejtësi për një drejtuese të skuterit e cila u godit dhe u tërhoq zvarrë nga një makinë rrugëve të kryeqytetit të Indisë.
Policia e Delhit tha se skuteri i gruas 20-vjeçare u përplas me makinën në orët e para të 1 janarit para se trupi i saj të tërhiqej deri në 12 kilometra.
“Ne kemi informacione se trupi i vajzës kishte ngecur disi në makinë dhe ishte tërhequr zvarrë për rreth 10-12 kilometra”, tha zyrtari i policisë së Delhit, Sagar Hooda në një konferencë për media të hënën.
“Më pas në një kthesë, trupi u hodh nga makina”, deklaroi ai tutje.
Pesë persona janë arrestuar lidhur me rastin./UBTNews/