UBT News

Indianët do të nisin misionin e parë hapësinor drejt Diellit

Një raketë gjigante do të lëshohet nga një ishull në bregun lindor të Indisë Aditya-L1, më 2 shtator nga ku do të nisë misionin e parë drejt Diellit.

Pas misioneve hapësinore në planetin hënë, India po synon të zbulojë misteret e “topit të zjarrtë”, i cili ka rezervuar shpeshherë eksplorimet dhe kërkimet nga fqinjët e largët të Tokës. Organizata e Kërkimeve Hapësinore në Indi bërë të ditur se më 2 shtator do të nisin misionin e parë drejt Diellit.

Anija kozmike që do të niset drejt Diellit është parashikuar të udhëtojë 1,5 milionë milje për të studiuar erërat diellore, të cilat mund të ndikojnë tek astronautët dhe teknologjia.

“Aditya-L1” do të vendoset rreth pikës “Lagrangiane 1” (L1) të sistemit Diell-Tokë, duke e lejuar anijen të vëzhgojë gjatë gjithë kohës Dielli.

L1 është një zonë në hapësirë ​​ku graviteti i diellit dhe i Tokës balancojnë njëri-tjetrin. Zona hapësinore është gjithashtu orbita e NASA-s dhe Observatorit Diellor dhe Heliosferës të ESA-s, që qëndron në atë hapësirë që prej vitit 1996. Ky mision vlerësohet se kushtoi rreth 1,27 miliardë dollarë./dritare.net

Exit mobile version