India është vendi i tretë në botë me numrin e vdekjeve nga COVID-19, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.
India e ka tejkaluar Meksikën me numrin e vdekjeve të hënën, duke u bërë vendi i tretë me numrin më të lartë të viktimave nga COVID-19 në botë, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Brazilit.
Numri i përgjithshëm i viktimave nga COVID-19 në Indi ka shkuar në 218 mijë e 959, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, kurse Meksika që nga fillimi i pandemisë ka raportuar 217 mijë e 233 raste të vdekjes.
India po ashtu është në vendin e dytë me numrin e infektimeve, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës./UBTNews