Ambasada indiane në Kiev u bëri thirrje shtetasve të saj “të shqyrtojnë mundësinë e largimit të përkohshëm” nga Ukraina pas tensionimit të raporteve me Rusinë.
“Duke pasur parasysh situatën aktuale në Ukrainë, veçanërisht studentët, qëndrimi i të cilëve nuk është thelbësor, duhet të shqyrtojnë mundësinë e largimit përkohësisht. Shtetasit indianë po ashtu këshillohen t’i shmangin udhëtimet drejt Ukrainës”, thuhet në thirrje.
Reagimi i Indisë vjen pasi një numër i madh i shteteve u kanë kërkuar shtetasve të saj të largohen nga Ukraina pas një jave masash diplomatike të dështuara për të shmangur një pushtim rus të vendit.
Ambasada u kërkoi gjithashtu shtetasve indianë në Ukrainë që t’i mbajnë të informuar për statusin e tyre dhe se ambasada në Kiev do të vazhdojë të funksionojë normalisht.
Përveç një komuniteti të vogël biznesi indian në Kiev, ka rreth 18 mijë studentë indianë që studiojnë mjekësi dhe inxhinieri në universitetet e Ukrainës, sipas ambasadës indiane./UBTNews