India thotë se Ukraina ka kërkuar më shumë ilaçe dhe pajisje mjekësore dhe i ka ftuar kompanitë indiane të ndihmojnë në rindërtimin e vendit. Këtë kërkesë Ukraina e bëri gjatë vizitës katërditore në Indi të zëvendësministres së parë të Punëve të Jashtme, Emine Dzhaparova.
Vizita e Dzhaparova ishte e para nga një zyrtar i lartë i Ukrainës qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar.
“Rindërtimi i infrastrukturës në Ukrainë mund të jetë mundësi për kompanitë indiane”, citohet të ketë thënë Dzhaparova.
India ka dërguar ndihmë humanitare në Ukrainë që nga fillimi i luftës, sikurse barna dhe pajisje mjekësore. Po ashtu, India planifikon ta furnizojë Ukrainën me autobusë shkollash./UBTNews/