UBT News

India shpreson që anëtarët e G20-ës do të gjejnë zgjidhje për problemet gjeopolitike

India shpreson se do ta bind Grupin e 20 shteteve për të gjetur zgjidhje të përshtatshme për problemet gjeopolitike, përfshirë këtu edhe për luftën Rusi-Ukrainë, tha negociatori i samitit, Amitabh Kant.

India aktualisht presidente e G20-ës, ka luajtur një rol neutral në luftë, duke mos e fajësuar as Rusinë dhe duke kërkuar për zgjidhje diplomatike.

Duke folur në një samit në në New Delhi, Kant tha se grupi synon rritjen, por lufta ngjalli “një implikim të madh në aspektin ekonomik” për shkak të sfidave në ushqim, karburant dhe pleh.

“Lufta nuk është krijimi ynë. Sfida jonë është të vendosim çështjet zhvillimore në plan të parë”, deklaroi ai.

Samiti i G20-ës do të mbahet muajin e ardhshëm./UBTNews/

Exit mobile version