UBT News

India shkatërron 100 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19

Prodhuesi indian i vaksinave Serum Institute of India (SII) ka shkatërruar 100 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 pasi iu skadoi afati.

Kjo kompani ndaloi prodhimin e Covishield në dhjetor të vitit të kaluar për shkak të kërkesës së ulët, tha të enjten CEO, Adar Poonawalla. Covishield përbën mbi 90% të dozave të dhëna në Indi.

India ka administruar mbi dy miliardë doza të vaksinës kundër COVID-19. Më shumë se 70% e popullsisë indiane ka marrë të paktën dy doza, sipas ministrisë federale të shëndetësisë./UBTNews/

Exit mobile version