Të martën në Indi janë regjistruar 196 mijë e 427 raste të reja me COVID-19. Kjo është shifra më e ulët e rasteve ditore që nga 14 prilli.
Në 24 orët e fundit u shënuan 3 mijë e 511 raste të vdekjes si pasojë e COVID-19. India është vendi i tretë pas Brazilit dhe Shteteve të Bashkuara të Ameirkës me mbi 300 mijë raste të vdekjes nga COVID-19.
Ministri indian i Shëndetësisë tha të hënën se shkalla e infeksionit ka rënë në 12.6% dhe 72% e rasteve aktive u raportuan nga tetë shtete.
Drejtori i Qendrës Kombëtare për Kontrollin e Sëmundjeve, Sujeet Singh, paralajmëroi se rritja e rasteve vazhdon të jetë “shqetësuese”.
Që nga fillimi i pandemisë në Indi janë regjistruar në total 26 milionë e 948 mijë e 874 raste me COVID-19, prej tyre 307 mijë e 231 kanë vdekur. Ministria e Shëndetësisë njofton se numri i rasteve aktive është 2 milionë e 586 mijë e 782./UBTNews