India raportoi dy rastet e para me variantin e ri të COVID-19, Omicron, të enjten, por Qeveria thotë se nuk e ka në plan të autorizojë vaksinat përforcuese pavarësisht kërkesave nga ligjvënësit në parlament.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se dy pacientët me variantin e ri të COVID-19, të moshës 66-vjeçare dhe 46-vjeçare, shfaqën simptoma të lehta, por refuzuan të ofrojnë dëshminë e vaksinimit apo historinë e tyre të udhëtimit, duke cituar arsye personale.
Mediat lokale raportuan se pesë kontakte të njërit prej personave të prekur po ashtu rezultuan pozitiv me këtë variant.
India, që përjetoi një rritje rekorde të infeksioneve dhe vdekjeve në muajt prill dhe maj për shkak të variantit Delta, ka vaksinuar plotësisht 49% të 944 milionë personave të rritur. Rreth 84% kanë marrë së paku një dozë./UBTNews