India ka porositur 300 milionë doza të një vaksine të pamiratuar, teksa po përballet me valën e dytë shkatërruese të pandemisë.
Vaksina ende e pa emëruar, e prodhuar nga kompania indiane Biological E, është në fazën e tretë, dhe ka treguar “rezultate premtuese” në të dy fazat.
Kjo porosi në vlerë 206 milionë dollarë është e para që India ka nënshkruar dhe që ende nuk ka marrë një aprovim emergjent.
India ka administruar vetëm 220 milionë doza të vaksinës, ndonëse pjesa më e madhe e popullsisë prej 1.4 milion personash mund të vaksinohet. Më pak se 10% e popullsisë së vendit ka marrë së paku një dozë vaksine, kryesisht për shkak të mungesës së madhe të dozave.
Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 340 mijë raste të vdekjes nga COVID-19, mirëpo ekspertët vlerësojnë se shifrat janë edhe më të larta.
Në Indi kryesisht po përdoren tri vaksina – Covishield, prodhuar nga Instituti Serum i Indisë, Covaxin nga firma indiane Bharat Biotech dhe Sputnik V – vaksinë ruse./UBTNews