Autoritetet shëndetësore në Indi po vazhdojnë të përballen me shifrat e larta të rasteve me COVID-19.
Të hënën u regjistruan 366 mijë e 161 raste të reja me COVID-19, si dhe 3 mijë e 754 raste të vdekjes.
Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në Indi ka shkuar në 22 milionë e 662 mijë e 575 raste, ndërkaq numri i përgjithshëm i viktimave është 246 mijë e 116.
Si po shkon procesi i vaksinimit?
170 milionë e 153 mijë e 432 doza të vaksinës janë administruar deri më tani në Indi. Së paku 35 milionë e 759 mijë e 5 persona kanë marrë të dy dozat, që nënkupton se 2.75% e popullsisë 1.3 miliardëshe është vaksinuar plotësisht, sipas një njoftimi nga Ministria e Shëndetësisë.
Pacientët në oksigjenoterapi
Ministri indian, Harsh Vardhan njoftoi të shtunën se 902 mijë e 291 pacientë me COVID-19 janë në oksigjenoterapi, kurse 170 mijë e 841 në ventilatorë./UBTNews