UBT News

India po fillon vaksinimin e personave mbi 18 vjeç

India ka zgjeruar planin e vaksinimit pas rritjes së rasteve me COVID-19 dhe kryeqyteti i Indisë po shkon drejt mbylljes.

Të gjithë personat mbi moshën 18-vjeçare do të vaksinohen kundër COVID-19 duke filluar që nga 1 maji.

Sidoqoftë për shkak të mungesës së vaksinave në shumë shtete, nuk dihet ende se ku do t’i marrin dozat shtesë. Nga qeveria thanë se i kishin vetëm 27 milionë doza apo doza të mjaftueshme për nëntë ditë nën ritmet e tanishme të vaksinimit.

Aktualisht India po vaksinon punëtorët shëndetësorë, ata në vijën e parë të frontit dhe personat mbi moshën 45-vjeçare, por disa shtete sikurse Maharashtra, vendi më i prekur, nuk kanë doza të mjaftueshme.

Që nga 15 prilli, India ka raportuar rreth 200 mijë raste ditore. Zyrtarët shëndetësorë janë duke hulumtuar nëse varianti i ri i virusit po ndikon në përhapjen e shpejtë të tij./UBTNews

Exit mobile version