UBT News

India në gatishmëri për variante të reja të COVID-19

Ministria indiane e Shëndetësisë u bëri thirrje banorëve të saj të marrin masa paraprake kundër COVID-19, sikurse vaksinimi dhe mbajtja e mbaskave, pasi vendi është në gatishmëri për variante të reja të mundshme që mund të dalin nga vala e infeksioneve që përfshiu Kinën fqinje.

Ministri i Shëndetësisë, Mansukh Mandaviya të enjten i tha Parlamentit se India do të fillojë testimin e rastësishëm të 2% të udhëtarëve ndërkombëtarë që mbërrijnë në aeroportet e vendit.

“Shteteve u është kërkuar që t’i ndërgjegjësojnë banorët që të mbajnë maska, të përdorin dezinfektues duarsh, të ruajnë higjienën dhe distancimin shoqëror”, tha Mandaviya, ndërsa inkurajoi indianët që të vaksinohen.

India, një vend prej 1.3 miliard banorësh, lehtësoi masat në fillim të këtij viti pas një rënie të infeksioneve. Paralajmërimet nga ministri indian vijnë ndërsa Kina po përgatitet që infeksionet të përhapen nga qytetet e saj më të mëdha në zonat e saj të gjera rurale pasi Kina hoqi dorë nga politika zero-COVID në fillim të këtij muaji./UBTNews/

Exit mobile version