Shteti jugor indian i Keralas ka lëshuar alarm pasi konfirmoi se dy persona kanë vdekur nga virusi i rrallë Nipah, shkruan BBC.
Një nga vdekjet ndodhi në fillim të këtij muaji, ndërsa tjetra ndodhi më 30 gusht, të dyja në rrethin Kozhikode të shtetit, thanë zyrtarët.
Edhe dy të afërm të një viktime kanë rezultuar pozitivë me virusin dhe po trajtohen në spital.
Ky është shpërthimi i katërt i Nipah në Kerala që nga viti 2018.
Infeksioni i virusit Nipah është një “sëmundje zoonotike” e transmetuar nga kafshët si derrat dhe lakuriqët e natës, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Virusi gjithashtu mund të transmetohet përmes ushqimit të kontaminuar dhe përmes kontaktit me një person të infektuar.
Njerëzit që infektohen me virusin ndonjëherë nuk shfaqin simptoma të dukshme, ndërsa të tjerët shfaqin shenja të problemeve akute të frymëmarrjes. Në raste të rënda, infeksioni Nipah mund të rezultojë në encefalit fetal – një gjendje serioze që prek trurin.
Shkalla e vdekshmërisë në mesin e atyre që infektohen me virusin është e lartë pasi nuk ka asnjë ilaç apo vaksinë në dispozicion për të trajtuar infeksionin. Trajtimi është i kufizuar në menaxhimin e simptomave dhe kujdesin mbështetës.