India ndaloi 54 aplikacione kineze pas shqetësimeve në rritje rreth sigurisë, raportojnë mediat lokale indiane.
Ministria e elektronikës dhe IT e vendit të Azisë Jugore ka ndaluar aplikacionet, duke përfshirë ato që u përkasin firmave të mëdha të teknologjisë kineze si Tencent, Alibaba dhe NetEase, që janë versione të riemërtuara të aplikacioneve të ndaluara tashmë nga India në vitin 2020, raportoi të hënën Economic Times. Një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Brendshme nuk e komentoi rastin.
Masa e fundit vjen pasi një mosmarrëveshje midis dy vendeve të armatosura bërthamore mbetet e pazgjidhur, kjo çoi drejt një përleshje të përgjakshme të vitit 2020 që la të vdekur ushtarë nga të dyja palët. Pas këtij rasti, India nxori ligje më të ashpra sa i përket investimeve nga Kina.
Që nga qershori i vitit 2020, qeveria indiane ndaloi diku rreth 224 aplikacione kineze, përfshirë TikTok, Shareit, WeChat, Helo, Likee, UC News, Bigo Live, UC Browser, ES File Explorer dhe Mi Community./UBTNews