Zëvendësministri i Indisë për Teknologjinë e Informacionit, Rajeev Chandrasekhar, reagoi pas akuzave se New Delhi e kërcënoi Twitterin me mbyllje, duke i quajtur gënjeshtra.
Bashkëthemeluesi i Twitterit, Jack Dorsey, tha se qeveria indiane ka kërkuar që platforma të kufizojë llogaritë kritike pas trajtimit të protestave të fermerëve ose do të përballet me mbyllje.
Dorsey, i cili dha dorëheqje nga pozita drejtuese e Twitterit në vitin 2021, tha se India gjithashtu ka kërcënuar se do të bastisë shtëpitë e punonjësve të Twitterit nëse nuk i përmbahet kërkesës të fshijë disa postime.
Dorsey vuri në pah presionin me të cilin përballen platformat e huaja të teknologjisë që operojnë nën qeverisjen e kryeministrit indian, Narendra Modi./UBTNews/