UBT News

India miraton prodhimin e vaksinës ruse “Sputnik V”

FILE PHOTO: A medical specialist holds a vial of Sputnik V vaccine against the coronavirus in a department store in Moscow, Russia, January 18, 2021 REUTERS/Shamil Zhumatov/File Photo

India një prej vendeve më të prekura nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) miratoi prodhimin e vaksinës “Sputnik V” të zhvilluar nga Rusia kundër COVID-19.

Sipas lajmit të “India Today”, Kontrolluesi i Përgjithshëm i Barnave të Indisë (DCGI) i ka dhënë autorizim Institutit Serum të Indisë (SII) për prodhimin e vaksinës “Sputnik V”.

Më tej thuhet se procesi i prodhimit do të zgjasë rreth 6 muaj. Me këtë vendim të marrë synohet të kapërcehet problemi për vaksina i përjetuar në shumë rajone të Indisë në të cilën rastet ditore vazhdojnë të jenë mbi 100 mijë.

Vaksina “Sputnik V” e cila u miratua për prodhim në Indi, u autorizua për përdorim emergjent më 12 prill ndërsa aplikimi i saj filloi më 14 maj.

Vaksina ruse është miratuar në më shumë se 65 vende ndërkohë që nuk është miratuar ende nga BE-ja dhe SHBA-ja.

Në fushatën e vaksinimit e cila ka filluar më 16 janar, në Indi deri më tani janë aplikuar mbi 227 milionë doza të vaksinës.

Numri i viktimave si pasojë e COVID-19 ka arritur në 344 mijë e 82, ndërsa numri i rasteve në 28 milionë e 694 mijë e 879.

Sipas faqes së internetit “Worldometers” e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, India është në vendin e dytë në botë për sa i përket numrit të rasteve dhe e treta për sa i përket vdekjeve.

Exit mobile version