India po planifikon të lansojë versionin dixhital të monedhës rupi, duke u bërë vendi i fundit që synon të krijojë monedha virtuale të mbështetura nga shteti.
Banka qendrore e vendit pret të prezantojë monedhën “duke përdorur blockchain dhe teknologji të tjera” gjatë vitit të ri fiskal, i cili fillon në prill, sipas ministres indiane të financave, Nirmala Sitharaman. Kjo e fundit thotë se rupi dixhital do t’i ndihmojë ekonomisë dixhitale, por nuk dha detaje të tjera.
Pagesat dixhitale janë rritur në mënyrë dramatike në Indi që nga fundi i vitit 2016, kur kryeministri Narendra Modi ndaloi dy kartëmonedhat më të mëdha rupi të vendit. Përveç kompanisë Paytm, disa nga kompanitë më të mëdha të teknologjisë në botë, duke përfshirë Google (GOOGL) dhe Facebook (FB), i janë bashkuar pagesave pa para në Indi.
India ka shprehur prej vitesh shqetësim për kriptovalutat dhe mënyrën më të mirë për të rregulluar asetet dixhitale, madje edhe synonte t’i ndalonte kriptovalutat./UBTNews