UBT News

India me 2 miliardë vaksinime kundër COVID-19

A health worker administers Covishield vaccine for COVID-19 at a vaccination center in Hyderabad, India, Friday, July 15, 2022. (AP Photo/Mahesh Kumar A.)

Qeveria indiane arriti 2 miliardë vaksinime kundër COVID-19 të dielën, me doza përforcuese në vijimësi për të gjithë të rriturit, pasi infeksionet ditore arritën nivelin më të lartë në katër muaj, treguan të dhënat zyrtare.

Kryeministri Narendra Modi vlerësoi lartë momentin historik të vaksinimit, duke festuar fushatën më të madhe dhe më të gjatë të vaksinimit në botë që filloi vitin e kaluar.

“India shënoi histori sërish!”, shkroi Modi në Twitter.

Ai u përball me kritika nga opozita për keqpërdorim të pandemisë që ekspertët pohojnë se la të vdekur miliona njerëz. Qeveria mohoi këto pretendime.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se numri total i vdekjeve nga COVID-19 është 525 mijë e 709, me 49 të regjistruara brenda natës.

Brenda 24 orëve të fundit, rastet e reja u rritën me 20 mijë e 528, shifra më e lartë që nga 20 shkurti, sipas të dhënave të përpiluara nga Reuters.

Vendi me 1.35 miliard banorë ka hequr shumicën e kufizimeve të lidhura me Covid-in dhe udhëtimet ndërkombëtare janë rikthyer fuqishëm.

Rreth 80% e vaksinimeve u bënë me vaksinën Covishield. Përveç tyre, banorët e Indisë u vaksinuan edhe me Covaxin, Corbevax dhe vaksinën ruse Sputnik V./UBTNews/

Exit mobile version