Policia e Indisë liroi një pëllumb tetë muaj pasi u kap me akuzën e “spiunimit për Kinën”, raportojnë mediat lokale.
“Pëllumbi u kap në maj të vitit të kaluar në Pir Pau Jetty (Mumbai) në periferi të Chembur nga policia. Zogu kishte dy unaza – një prej bakri dhe një tjetër prej alumini – të lidhura në këmbën e tij dhe mesazhe të shkruara në një alfabet kinez në pjesën e poshtme të të dy krahëve të tij”, tha policia.
Gjatë hetimit, u zbulua se pëllumbi mori pjesë në gara në Tajvan dhe aksidentalisht fluturoi për në Indi. Ai u lirua nga spitali “Bai Sakarbai Dinshaw Petit” për Kafshët në zonën Parel në Mumbai më 29 janar pasi policia hoqi akuzat për spiunim pas përfundimit të hetimit./AA