UBT News

India kufizon importin e laptopëve dhe kompjuterëve

India ka vendosur kufizime në importin e kompjuterëve dhe laptopëve pas vendimit që mori qeveria e kryeministrit Narendra Modi, e cila është përpjekur të inkurajojë prodhimin vendas në sektorin e teknologjisë.

Sipas njoftimit të Minstrisë së Tregtisë dhe Industrisë, importuesit duhet të aplikojnë për licenca në mënyrë që të sjellin laptopë, tabletë, kompjuterë personalë dhe pajisje të tjera elektronike në vend. Më herët importi i artikujve të tillë ishte i pakufizuar.

Ministria nuk dha detaje mbi ndryshimin e rregullave, megjithatë Modi qe një kohë po shtyn përpara në mënyrë agresive fushatën e tij “Make in India”, e cila promovon prodhimin vendas në përpjekje për të krijuar më shumë vende pune. Gjithashtu ai kufizoi edhe importet e televizorëve inteligjentë në vitin 2020.

Importet elektronike të Indisë ishin 19.7 miliardë dollarë gjatë periudhës prill-qershor, 6.25% më shumë nga e njëjta periudhë e vitit 2022./UBTNews/

Exit mobile version