India ka konfirmuar rastin e saj të parë me një lloj të virusit më vdekjeprurës të mpox-it, i cili ka ngritur alarmin te zyrtarët shëndetësorë në mbarë botën për ritmin e shpejtë të përhapjes.
Lloji clade Ib i virusit u konfirmua nga autoritetet shëndetësore në shtetin jugor të Keralas, pasi u zbulua javën e kaluar te një burrë 38-vjeçar, i cili kohët e fundit kishte udhëtuar në Dubai.
Të mërkurën, Ministri i Shëndetësisë, Veena George përshëndeti “sistemin e fortë të kujdesit shëndetësor” të Keralas për zbulimin e rastit.
Ky lloj i virusit, i cili fillimisht u identifikua në Republikën Demokratike të Kongos, u shpall emergjencë globale shëndetësore nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) muajin e kaluar pasi u përhap në katër vende.
Lloji është zbuluar që atëherë në disa vende jashtë Afrikës, sikurse Suedia dhe Tajlanda.
Mpox, i njohur më parë si lija e majmunit, është një sëmundje virale që mund të përhapet lehtësisht midis njerëzve dhe nga kafshët e infektuara./UBTNews/