Autoritetet indiane kanë gjobitur gjigantin teknologjik Google me 13 miliardë rupi (161 milionë dollarë; 144 milionë £) për përdorimin e platformës së saj Android për të dominuar tregun.
Rregullatori i konkurrencës në Indi ka akuzuar gjigantin e teknologjisë se ka hyrë në “marrëveshje të njëanshme” me prodhuesit e smartfonëve për të siguruar dominimin e aplikacioneve të tij. India i ka kërkuar gjigantit teknologjik “të ndalojë dhe heqë dorë” nga praktika të tilla. Kurse kompania nuk i është përgjigjur gjobës apo akuzave.
Komisioni i Konkurrencës i Indisë (CCI) tha në një deklaratë të enjten se Google po “abuzon” me licencimin e sistemit të saj operativ Android për një sërë telefonash inteligjentë, kërkime në internet, shfletim dhe shërbime të tjera.
Sipas tij, praktika të tilla po e përmbysin konkurrencën dhe po i japin gjigantit Google qasje të vazhdueshme në të dhënat e konsumatorëve dhe mundësitë fitimprurëse të reklamimit./UBTNews/