Të hënën kompania farmaceutike, Panacea Biotec, filloi prodhimin e vaksinës ruse kundër COVID-19, Sputnik V.
Doza e parë që u prodhua nga kompania indiane do të dërgohet në Gamaleya, instituti i Moskës që prodhoi vaksinën.
Prodhimi i plotë do të fillojë këtë verë. Panacea Biotec planifikon të prodhojë 100 milionë doza të vaksinës ruse çdo vit./UBTNews