UBT News

India fillon me dhënien e dozave përforcuese kundër COVID-19

India filloi me dhënien e dozave përforcuese të vaksinave kundër COVID-19 te grupet me prioritet pas rritjes së rasteve.

Punëtorët shëndetësorë, ata në linjë të parë të frontit dhe personat mbi 60 vjeç, të cilët vuajnë nga ndonjë sëmundje, tani mund ta marrin dozën e tretë.

Dhënia e dozës përforcuese filloi pasi India është duke raportuar për rritje të rasteve për shkak të variantit Omicron të koronavirusit.

Studimet e hershme nga vendet tjera sugjerojnë se vaksina përforcuese siguron më shumë mbrojtje kundër variantit Omicron.

Varianti Omicron është identifikuar fillimisht në Afrikën e Jugut, në nëntor të vitit të kaluar. Që nga atëherë, disa shtete kanë zgjeruar programet për dozat përforcuese ose kanë zvogëluar periudhën e dhënies së dozave shtesë, me qëllim të rritjes së mbrojtjes ndaj virusit.

Të dielën, India raportoi më shumë se 179 mijë raste të reja me COVID-19./UBTNews

Exit mobile version