India do të rifillojë eksportin e vaksinave antiCOVID nga muaji i ardhshëm, duke i dhënë prioritet shpërndarjes së vaksinave përmes COVAX-it. Kështu deklaroi ministri i Shëndetësisë të hënën.
India, prodhuesi më i madh i vaksinave, ndali eksportin e vaksinave në muajin prill për t’u fokusuar në vaksinimin e popullsisë së vet teksa rastet po rriten.
Prodhimi mujor i vaksinave të vendit është dyfishuar dhe është vendosur të katërfishohet në mbi 300 milionë doza muajin e ardhshëm, tha ministri Mansukh Mandaviya.
Prodhimi i përgjithshëm mund të arrijë 1 miliard në tre muajt e fundit të vitit pasi vaksinat e reja nga kompani të tilla si Biological E ka të ngjarë të miratohen.
“Ne do t’i ndihmojmë vendet tjera dhe do ta përmbushim përgjegjësinë tonë para COVAX-it”, deklaroi ai.
India synon t’i vaksinojë 944 milionë të rritur deri në muajin dhjetor. Deri më tani, India ka vaksinuar me së paku një dozë 64% të të rrituve, e 22% me të dy dozat./UBTNews