Ministrja indiane e Financave, Nirmala Sitharaman njoftoi se India do të lansojë versionin dixhital të monedhës rupi gjatë këtij viti.
Në fjalimin e saj vjetor rreth buxhetit, Sitharaman nënvizoi planet për një taksë 30% mbi të ardhurat nga asetet dixhitale.
India është vendi i fundit që ka bërë të ditura planet për një monedhë dixhitale, ndërsa Kina po teston yuanin dixhital.
“Monedha dixhitale e bankës qendrore do t’i japë një nxitje, një shtysë të madhe ekonomisë dixhitale. Valuta dixhitale do të çojë gjithashtu në një sistem më efikas dhe më të lirë të menaxhimit të monedhës”, tha Sitharaman të martën.
Pagesat dixhitale janë rritur në mënyrë dramatike në Indi që nga fundi i vitit 2016, kur kryeministri Narendra Modi ndaloi dy kartëmonedhat më të mëdha rupi të vendit./UBTNews