India do ta kalojë Kinën si vendi më i populluar në botë deri në vitin 2023, me 1.4 milard banorë këtë vit, u tha në raportin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara të hënën. OKB-ja paralajmëroi se fertiliteti i lartë mund të sfidojë rritjen ekonomike.
Popullsia e botës, që vlerësohet të arrijë në 8 miliardë deri më 15 nëntor të këtij viti, mund të rritet në 8.5 miliardë në vitin 2030 dhe 10.4 miliardë në vitin 2100, pasi ritmi i vdekshmërisë ngadalësohet, thuhet në raportin e publikuar në Ditën Botërore të Popullsisë.
Popullsia e Indisë ishte 1.21 miliard në vitin 2011, sipas regjistrimit të brendshëm që kryhet një herë në dekadë. Në vitin 2021 u shtye regjistrimi i popullsisë për shkak të pandemisë COVID-19.
Popullsia e botës po rritej me ritmin e saj më të ngadaltë që nga viti 1950, duke rënë nën 1% në vitin 2020, treguan vlerësimet e OKB-së. Në vitin 2021, lindshmëria mesatare e popullsisë së botës ishte 2.3 lindje për grua gjatë gjithë jetës, duke rënë nga rreth 5 lindje në vitin 1950. Fertiliteti global parashikohet të bjerë më tej në 2.1 lindje për grua deri në vitin 2050./UBTNews/