Dhjetëra mijëra njerëz janë evakuuar në Indi dhe Pakistan derisa një pjesë e vendeve të tjera po përgatiten për një ciklon jashtëzakonisht të fuqishëm që pritet të godasë vendin të enjten.
Biparjoy – një ciklon mbi Detin Arabik – parashikohet të arrijë tokën në Kutch në shtetin indian perëndimor të Gujaratit.
Në Pakistan, stuhia pritet të godasë edhe brigjet e provincës Sindh dhe të prekë pjesë të qytetit Karaçi.
Shtatë persona kanë vdekur në Indi mes shirave të dendur. Qeveria e Gujaratit njoftoi se ka evakuuar rreth 38 mijë njerëz nga rrethet e saj bregdetare./UBTNews/