India dhe Franca kanë rënë dakord të “intensifikojnë koordinimin” në lidhje me përgjigjet ndaj luftës në Ukrainë, thanë të enjten në një deklaratë të përbashkët kryeministri indian, Narendra Modi dhe homologu i tij francez, presidenti Emmanuel Macron.
Dyshja u takuan të mërkurën mbrëma, duke përfunduar turneun tre-ditor evropian të Modit, i cili përfshinte Gjermaninë, Danimarkën dhe Francën.
“Të dy liderët ranë dakord se koordinimi dhe angazhimi i ngushtë ishte i rëndësishëm. Kështu që India dhe Franca mund të luajnë një rol konstruktiv në situatën në zhvillim në Ukrainë”, tha Sekretari i Jashtëm indian Vinay Kwarta.
Përveç Ukrainës, të dy udhëheqësit diskutuan një sërë çështjesh, përfshirë Afganistanin, partneritetet e mbrojtjes, klimën, partneritetin strategjik në rajonin Indo-Paqësor dhe sigurinë globale të ushqimit./UBTNews/