UBT News

India autorizon vaksinën Novavax për përdorim urgjent

FILE PHOTO: Vials labelled "VACCINE Coronavirus COVID-19" and a syringe are seen in front of a displayed Novavax logo in this illustration taken December 11, 2021. REUTERS/Dado Ruvic/Illustration

Kontrolluesi i përgjithshëm i barnave në Indi autorizoi përdorimin urgjent të vaksinës kundër COVID-19, Novavax, njoftoi kompania të martën.

Vaksina do të prodhohet në Institutin e Serumit në Indi me emrin Covovax, thuhet në njoftim.

Nuk ka nevojë për asnjë lloj ftohjeje të veçantë dhe mund të ruhet dhe transportohet duke përdorur zinxhirin aktual të furnizimit të vaksinave, thuhet në deklaratë. Sipas njoftimit, vaksina është e destinuar për zonat që janë të vështira për t’u arritur.

Kjo vaksinë është në përdorim në vendet tjera, sikurse në Indonezi dhe Filipine, sipas kompanisë. Novavax do të dorëzojë të dhënat e saj për autorizim edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fund të vitit./UBTNews

Exit mobile version