UBT News

Indi: Shkuma toksike mbulon lumin “e shenjtë”, besimtarët vazhdojnë të lahen në ujërat e tij

Një shtresë shkume toksike ka mbuluar pjesë të një lumi të shenjtë pranë kryeqytetit të Indisë sot, ndërsa hindusët u mblodhën në brigjet e tij për të festuar një festë fetare dhe disa besimtarë pavarësisht shkumës, laheshin në ujin e lumit, përcjell UBT News.

Shkuma e bardhë, një përzierje e ujërave të zeza dhe mbetjeve industriale, u formua gjatë javës së fundit në disa pjesë të lumit Yamuna.

Shkuma përmban nivele të larta të amoniakut dhe fosfateve, të cilat mund të rezultojnë në probleme të frymëmarrjes dhe lëkurës, sipas ekspertëve. Mbulimi i shkumës ndodhi gjatë festës Chhath Puja.

Në fillim të kësaj jave, disa besimtarë u panë duke ecur nëpër shkumën toksike për t’u larë dhe lutur aty.

“Uji është jashtëzakonisht i ndotur, por ne nuk kemi shumë opsione”, tha një besimtare, raporton Reuters, transmeton UBT News.

Sipas Press Trust of India, 15 varka janë vendosur nga qeveria për të hequr shkumën, megjithatë ajo tashmë ka shkaktuar dëme të konsiderueshme, sipas ekspertëve.

Lumi është më i ndotur në zonat përreth Delhit, për shkak të popullsisë së dendur të qytetit.

Vetëm 2% e gjatësisë së lumit rrjedh nëpër kryeqytet, por Delhi kontribuon me rreth 76% të ngarkesës totale të ndotjes së lumit, sipas një komiteti monitorues të qeverisë./UBTNews/

Exit mobile version