UBT News

Indi: Mbi 30 persona të vdekur pasi pinë alkool të kontaminuar

Të paktën 36 persona kanë vdekur dhe rreth 50 të tjerë janë shtruar në spital në Indinë perëndimore pasi kishin pirë alkool të kontaminuar, sipas policisë.

Të gjithë kishin konsumuar në rrethet Botad dhe Ahmedabad të shtetit Gujarat, ku prodhimi, shitja dhe konsumimi i alkoolit është i paligjshëm.

“Rreth 10 persona janë arrestuar dhe rreth 475 litra lëng janë gjetur”, tha Ashish Bhatia, drejtori i përgjithshëm i policisë në Gujarat.

Bhatia tha se një nga të arrestuarit kishte vjedhur metanol nga një fabrikë në Gujarat dhe ia kishte shitur një kushëriri, i cili më pas ua shiti të tjerëve që holluan kimikatin me ujë dhe e shitën si pije. Metanoli mund t’i bëjë njerëzit të ndjehen të dehur, por edhe një sasi shumë e vogël mund të jetë toksike.

Vdekjet nga pirja e alkoolit nuk janë të rralla në Indi.

Por edhe në shtetet ku pirja është e ligjshme, alkooli i paligjshëm mbetet i popullarizuar, veçanërisht në zonat më të varfra, rurale.

Helmimi nga metanoli mund të shkaktojë nauze, të vjella dhe dështim të zemrës ose të frymëmarrjes. Mund të shkaktojë konfuzion, marramendje, përgjumje, dhimbje koke dhe pamundësi për të koordinuar lëvizjet e muskujve, sipas CDC.

Vdekjet e kësaj jave janë tragjedia më e fundit në betejën e gjatë të Indisë për të kontrolluar tregtinë e paligjshme.
Në shkurt të vitit 2019, të paktën 154 njerëz vdiqën dhe më shumë se 200 u shtruan në spital pasi kishin pirë alkool të ndotur në shtetin verilindor të Assam./UBTNews/

Exit mobile version