UBT News

Indi: Mbi 20 milionë raste me COVID-19

India ka regjistruar më shumë se 20 milionë raste me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë, por Qeveria thotë se rastet “po bien”.

Të martën janë regjistruar 355 mijë raste të reja me COVID-19. Por edhe numri i testimeve ka rënë, kjo ngjall frikë se numri i rasteve është më i lartë.

Vala e dytë në Indi, e nxitur nga protokollet e dobëta të sigurisë, festivalet masive publike dhe tubimet zgjedhore, ka mbingarkuar edhe spitalet. Vonesat në testim, diagnostifikim dhe trajtim, si dhe mungesa e shtretërve dhe barnave, kanë ndikuar në rritjen e rasteve të vdekjeve po ashtu./UBTNews

Exit mobile version