UBT News

Indi: Fruthi ua merr jetën 12 fëmijëve

Fruthi ua mori jetën 12 fëmijëve në qytetin perëndimor indian të Mumbait dhe zonat përreth, thonë autoritetet shëndetësore.

Rastet e para të vdekjes u raportuan në periudhën mes 26-27 tetorit, kur tre fëmijë vdiqën brenda 48 orësh.

Qyteti ka konfirmuar 233 raste me fruth këtë vit deri të mërkurën – një kërcim trefish nga 92 raste dhe dy raste të vdekjes u shënuan vitin e kaluar.

Autoritetet thonë se një përpjekje e ngadaltë e vaksinimit mes pandemisë COVID-19 ka kontribuar në rritjen e infeksioneve.

Rasti i fundit i vdekjes u shënua të martën. Viktima ishte një foshnje tetëmuajshe, e cila ishte imunizuar pjesërisht.

Fruthi është shumë ngjitës, madje më shumë se COVID-19 dhe mund të shkaktojë komplikime serioze, veçanërisht te fëmijët më pak se pesë vjeç.

Sëmundja, e cila shkakton kollë, skuqje dhe temperaturë, mund të parandalohet me dy doza të vaksinës së shytave, fruthit dhe rubeolës (MMR)./UBTNews/

Exit mobile version