UBT News

Indi: 19-vjeçarja, simbol i rezistencës për mbajtjen e hixhabit

Muskaan Khan u bë pa dashje simbol i rezistencës për gratë e reja indiane të besimit Islam për mbajtjen e hixhabit, pas tensionimit të situatës rreth mbajtjes ose jo të hixhabit dhe shamive.

Në një video që u bë virale, 19-vjeçarja shihet duke hyrë në një kolegj teksa një turmë burrash i afrohen asaj. Të veshura me shalle shafrani – një ngjyrë e lidhur me hinduizmin dhe grupet nacionaliste hindu – ato filluan të bërtisnin “Jai Shri Ram” ose “fitore për Zotin Ram”. Dhe në fund 19-vjeçarja tha “Allahu Akbar” që dmth. “Zoti është më i madhi”. Pastaj koleget e shoqëruan atë brenda kolegjit.

“E gjitha çka unë dua është t’i mbrojë të drejtat e mia dhe edukimin. Nuk më intereson se çfarë veshin ata”, deklaroi ajo.

Khan dhe miliona gra muslimane në Indi veshin hixhab dhe burka çdo ditë – por javët e fundit kjo çështje u bë shumë e diskutueshme.

Gjithçka nisi kur studentët në një kolegj parauniversitar (i barasvlefshëm si gjimnaz), në distriktin Udupi të Karnataka-s, filluan të protestojnë muajin e kaluar për ndalimin e shamive. U lejohet mbajtja e hixhabit në kampus, por jo edhe në klasë. Që nga atëherë kjo çështje filloi edhe në shkollat tjera, meqë edhe ato bënë një lloj ndalese të hixhabit.

Meqë protestat u bënë të dhunshme në disa vende, qeveria e Karnataka-s mbylli shkollat ​​e mesme dhe kolegjet – dhe çështja ka arritur madje edhe në gjykatën e lartë të shtetit. Një trup gjykues kushtetues prej tre gjyqtarësh do të shqyrtojë çështjen sot./UBTNews

Exit mobile version