UBT News

Incident pranë rezidencës së Taylor Swift

Një incident i pazakontë u regjistrua së fundmi pranë rezidencës së Travis Kelce dhe Taylor Swift në Kansas, ku një burrë 48-vjeçar, Justin Lee Fisher, u arrestua pasi dyshohet se tentoi të dorëzonte dokumente ligjore në emër të aktorit Justin Baldoni, në një çështje që përfshin Blake Lively.

Fisher dyshohet se hodhi gardhin e pronës private për t’i dorëzuar dokumentet Swift, e cila u përmend si dëshmitare në betejën ligjore mes Lively dhe Baldonit. Policia e ka cilësuar ngjarjen si shkelje të pronës private në një zonë të siguruar.

Ky incident ndodh mes një procesi të tensionuar ligjor. Blake ka ngritur një padi ndaj Baldonit dhe ekipit të tij, duke pretenduar ngacmim seksual dhe shpifje, ndërsa Baldoni ka kundërpërgjigjur me një padi prej 400 milionë dollarësh ndaj Lively dhe bashkëshortit të saj, Ryan Reynolds, për shpifje dhe zhvatje, një padi që tashmë është rrëzuar nga gjykata.

Taylor Swift është përmendur si dëshmitare, por avokatët e saj kanë refuzuar të paraqitet në gjyq, duke përmendur angazhimet profesionale.

Përfaqësuesit e saj theksuan se ajo nuk ka pasur rol në prodhimin e filmit “It Ends With Us”, përveç përdorimit të një kënge të saj në soundtrack. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version