Policia e Kosovës ka arrestuar sot tre persona në Mitrovicë, të cilët dyshohen të kenë sulmuar drejtorin e Trepçës dhe një bashkëpunëtor të tij.
Rasti ka ndodhur sot rreth orës 10:10, ku drejtori i ri i Trepçës së bashku me një bashkëpunëtor të tij të Trepçës ishin sulmuar nga disa persona të dyshuar ku dhe të dy kanë marrë lëndime trupore me ç’rast edhe janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal Mitrovicë, të cilët më pas janë liruar.
Pas procedurave të nevojshme intervistuese, tre të dyshuarit R.I., 50-vjeç, Sh.R., 40- vjeç dhe B.I.,37-vjeç dërgohen në mbajtje për 48 orë.
Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale lëndim i lehtë trupor, sulm dhe pengim i personave zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.