UBT News

Incident në gjykimin e Remzi Shalës

Sot, në sallën numër 1 të Gjykatës Themelore në Prizren, derisa po mbahej seanca gjyqësore ndaj të akuzuarit Remzi Shala, i akuzuar për krime lufte, pak para orës 12:00, derisa po dëgjohej një dëshmitar, ka filluar një incident në mes të pranishmëve në sallë të gjykimit, dhe është ndërprerë seanca.

Është dashur intervenimi i Policisë së Kosovës, gardianëve të burgut, dhe i sigurimit të Gjykatës, të cilët kanë qenë të pranishëm në sallë për të ndërprerë incidentit, dhe për të liruar sallën e gjykimit, më pastaj policia ka dërguar forca shtesë dhe kanë arrestuar të dyshuarit e rastit.

Në sallë të gjykatës kanë qenë të pranishëm të dëmtuarit dhe familjarë të tyre, i akuzuari nën përcjellje të gardianëve ët burgut, dhe familjarë të tij të afërt.

Për më tepër gjykata i ka ofruar bashkëpunim policisë, objekti i gjykatës është i pajisur me kamera të sigurisë, në sallë dhe korridore të gjykatës, të cilat do t’i shërbejnë Policisë së Kosovës për procedurën hetimore, për më tepër Gjykata do të pret raportin final pas procedurës hetimore nga ana e Policisë së Kosovës. 

Exit mobile version