Një grua në orët e hershme të mëngjesit është mbajtur peng nga një person në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Sipas njoftimit nga QKUK, menjëherë pas raportimit të rastit, janë ndërmarrë masa emergjente nga institucioni dhe është njoftuar Policia e Kosovës. Falë ndërhyrjes së shpejtë, situata është izoluar dhe nuk paraqet më rrezik.
Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje, ka siguruar ankuesen dhe ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për neutralizimin e të dyshuarit. Aktualisht, ai është shoqëruar në stacionin policor, ku po trajtohen të gjitha rrethanat e rastit si pjesë e hetimeve në vijim.