UBT News

Inaugurimi i Trump: Mbështetësit sfidojnë të ftohtin, të ftuarit mbërrijnë në Uashington

Mbështetës të shumtë të presidentit të ri të SHBA, Donald Trump kanë mbushur rrugët në Uashington duke sfiduar temperaturat e ulëta, në pritje të ceremonisë zyrtare të inaugurimit.

Ata janë në radhë jashtë Capital One Arena, ku do të zhvillohet ceremonia, pasi kushtet e motit të acartë e detyruan evenimentin të zhvillohet në ambiente të mbyllura.

Sakaq, ngjarjet e inaugurimit të sotëm kanë filluar me një shërbim në Kishën e Shën Gjonit, e cila ndodhet pranë Shtëpisë së Bardhë.

Është një traditë për këtë rast dhe shumë ish-presidentë kanë marrë pjesë në shërbim.

Shërbimi do të fillojë në orën 08:30 me orën lokale, dhe një mori fytyrash të njohura kanë filluar të mbërrijnë përpara Donald Trump, trasmeton Balkanweb

Mes atyre që janë pikasur janë ish-bashkëpunëtori i afërt i Trump dhe ish-Prokurori i Përgjithshëm i SHBA, Rudy Giuliani, Robert F. Kennedy, i cili u përzgjodh për të drejtuar Departamentin e Shëndetësisë apo Tulsi Gabbard, që u emërua për të qenë në krye të Drejtorisë së Inteligjencës Kombëtare.

Exit mobile version